Viti i ri shkollor ka nisur me emocione edhe për fëmijet të cilët mësojnë në shkollat speciale në vend. Shkolla “Zëra Jete” në Elbasan vuan mungesën e infrastrukturës e për pasojë disa fëmijë tetraplegjik nuk janë pranuar të regjistrohen në të.
Katër shkolla speciale në të gjithë vendin të cilat ofrojnë mësimdhënie për fëmijët më aftësi ndryshe, handikap, por edhe nga ata me probleme ekonomike kanë hapur dyert këtë të hënë të 16 shtatorit.
"Jam shumë i lumtur, kam mësuar gjëra të reja këtu te shkolla."
Të përfshirë në emocionet e nisjes së viti të ri akademik, janë edhe prindërit.
Mungesa e infrastrukturës në shkollën “Zëra Jete” në Elbasan i ka përjashtuar disa fëmijë tetraplegjik nga e drejta e arsimimit.
"Infrastruktura e shkollës nuk na lejon që këta fëmijë të ngjiten në katin e dytë, por ligji na lejon që ta zhvillojmë mësimin edhe në kushtet e shtëpisë."
Ndërsa në shkollën speciale të Vlorës kanë nisur shkollën 83 fëmijë, nga këta 9 ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Edhe këtë vit sfida e stafit akademik vijon të mbetet integrimi i këtyre fëmijëve në jetën shoqërore.
"Çdo vit ka sfida të reja, pikësëpari donim integrimin e fëmijëve në klasën e parë."
Pavarësisht masave të marra deri tani, asimimi për këta fëmijë vijon të mbetet një sfidë për institucionet drejtuese në vend.