Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se qytetari me inicialet B.P., dyshohej se fshihtëe drogë në banesën e tij.
Pas një kontrolli nga blutë e Tiranës mësohet se është gjetur droga e fshehur në çatinë e banesës së 49-vjeçarit, në fshatin Barbullojë në Lezhë. Një sasi prej prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar ndërsa 49-vjeçari ra në pranga.