Shqiptari që plagosi të dashurën e tij, ka dalë para dy ditësh në gjyq, ku ka treguar edhe motivin e krimit. 27 vjeçari, Roland Bushi qëlloi 11 herë me thikë të dashurën moldave, 33 vjeçaren Aliona Oleinic.
Para trupit gjykues në Chieti, shqiptari pranoi ngjarjen dhe tha se i vinte keq që kishte kryer atë veprim, duke u shprehur “e bëra për dashurinë”.
Shqiptari, i cili punonte si murator, deklaroi se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e të dashurës për ta vrarë, por dëshironte të fliste me të, pasi kishin disa ditë që nuk komunikonin.
Sipas rrëfimit të tij, para se të shkonte në punë, kishte shkuar në shtëpinë e Alionas. Pas refuzimit të saj për të folur, ai ka hipur mbi portë dhe ka hyrë në oborrin e shtëpisë dhe në përpjekje e sipër për ta bindur atë të flasë e ka qëlluar me një thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Çifti ishin njohur 8 muaj më parë në rrjetin social Facebook. Moldavia punonte si kameriere në një lokal dhe shqiptari ishte klient i rregullt. Referuar mediave italiane mësohet se shqiptari shpenzonte shumë të mëdha parash për ta bërë për vetë atë