Tërmet dhe përmbytje. Qeveria pa fond emergjence

E mërkurë, 25 September 2019 09:44

-Në pak ditë shqiptarët duket se kanë provuar gjithçka; tërmetet e frikshme, përmbytjet e pamëshirshme, panikun e rrufeve dhe zhurmën e gjëmimeve. Pasi u mbijetuan gjithë situatave ekstreme, tani duket se kanë sfidën më të madhe të marrin dëmshpërblimin real dhe të mos mashtrohen nga propaganda e qeverisë, e cila premton, por pak shpresë ka se do ti realizojë.

Shqipëria ndodhet prej disa ditësh në situata ekstreme natyrore. Tërmeti i datës 21 shtator ka shkaktuar dëme të cilat institucionet ende nuk kanë arritur t’i llogarisin. Dy qytetet kryesore të vendit, Durrësi dhe Tirana, ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë dhe bizneseve janë dëmtuar më tepër. Mijëra banorë ankohen çdo ditë për pallate të dëmtuara, banesa të shkatërruara dhe biznese që kanë marrë goditje. Sikur të mos mjaftonte dëmi kolosal i tërmetit, të martën qytetet kryesorë të vendit, dje u goditën dhe nga stuhi shiu që solli përmbytje shkatërrimtare. Tirana, Durrësi, Lezha, Laçi, Fushë-Kruja dhe zona të tjera janë prekur pjesërisht nga përmbytjet, mungesa e ujit dhe energjisë. Fatmirësisht të gjitha këto fenomene ekstreme natyrore nuk shkaktuan viktima në njerëz. Por nëse Zoti ruajti njerëzit nga më e keqja, dëmet materiale janë kolosale. Të gjitha problemet për të cilat ankohen qytetarët në ato pak media që e transmetojnë situatën siç është realisht, përkthehen në para dhe investime që duhen bërë nga qeveria. Deri më sot ministrat dhe zyrtarët e qeverisë dalin në media dhe flasin për masat që po merren, por nuk japin asnjë të dhënë sesa është fondi që qeveria ka vënë në dispozicion për banorët.

Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Durrësit kanë caktuar disa fonde të posaçme për banorët. Ky është një vendim i drejtë, por dëmet në këto qytete janë të tilla që nuk përballohen dot nga pushteti vendor, sado dashamirës që të jenë kryetarët e bashkive. Bëhet fjalë për pallate të dëmtuar ku nuk dihet nëse mund të banohet më dhe për shtëpi të rrënuara, riparimi i të cilëve mund të kushtojë edhe më shumë sesa ndërtimi i tyre nga e para. Në situata të tilla nuk veprohet me donacione private dhe fonde të pushtetit vendor, por me ndërhyrje nga qeveria dhe caktimin e fondeve përkatëse. Deri dje, askush në qeveri nuk jep një përgjigje sesa është fondi i caktuar për këtë situatë. Ndërkohë qeveria “Rama” nuk ka bërë as minimumin, atë të shpalljes së emergjencës civile në zonat e prekura më shumë nga tërmeti dhe në zonat që dje u goditën nga përmbytja. Në këtë qëndrim ka dhe një strategji të qeverisë që indirekt përpiqet të minimizojë dëmet. Shpallja e emergjencës civile nënkupton edhe dëmshpërblimin e plotë të banorëve për pronat e tyre. Ndërkohë mbajta e situatës me shtabe lokale emergjencash do të thotë se vlerësimi i dëmeve dhe dëmshpërblimi do të ndjekë një procedurë tjetër, më të gjatë dhe me mundimshme për banorët. Njëlloj si familjet e dëmtuara nga tërmeti në Korçë që sot nuk kanë as banesa dhe as para dëmshpërblimi nga qeveria, por vetëm premtimin se do të ndërtohen në të ardhmen.

Ligji e detyron qeverinë që të kishte shpallur gjendjen e emergjencës civile në zonat më problematike. Gjithashtu, qeveria duhet të kishte përcaktuar fondet e qeverisë që do të përdoren për të gjithë banorët e dëmtuar. Sot nuk dihet sesa është fondi i emergjencës për përballimin e situatës, në radhë të parë nga ata që janë goditur nga tërmeti dhe përmbytjet, por nuk dihen as nga qytetarët e tjerë.

Pasoja e tërmetit dhe përmbytjeve kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe mbi të gjithë nxjerrën e kostove reale e dëmshpërblimin e banorëve. Në këtë javë shqiptarët duket se kanë provuar gjithçka; tërmetet e frikshme, përmbytjet e pamëshirshme dhe panikun e rrufeve dhe gjëmimeve. Pasi u mbijetuan gjithë situatave ekstreme, tani duket se kanë sfidën më të madhe të marrin dëmshpërblimin real dhe të mos mashtrohen nga propaganda e qeverisë, e cila premton, por pak shpresë ka se do ti realizojë. Mili Xhani/kohajonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...