Si u mbyt në lum futbollisti shqiptar…

E mërkurë, 25 September 2019 09:46

Më 15 shtator në lumin Rajna, në pjesën që kalon nëpër fshatin Hemishofen të kantonit Schaffhausen ka humbur jetën një i ri shqiptar. I ndjeri B.B ishte 25-vjeçar nga Tearca e Tetovës. Ai ishte një futbollist i pasionuar dhe luante për ekipin e parë të FC Steckborn, shkruan shn.ch.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, por ajo që dihet është se barka prej gome në të cilën ishte ai kur humbi jetën, kishte goditur shtyllën orientuese në mes të lumit (Wiffe 53). Nga kjo përplasje ai dhe një grua 29- vjeçare që e drejtonte barkën, janë katapultuar në lumë, transmeton albinfo.ch.

29 vjeçarja kishte shpëtuar pasi që duke u mbajtur në barkën e përmbysur, kishte arritur të dilte në breg të lumit. Ndërsa shoqëruesi i saj pas një aksioni intensiv të kërkimit ishte gjetur, nxjerrë nga uji dhe ishte rianimuar. Por, pasi që ishte transportuar me helikopter në një spital, ai kishte vdekur.

Ndërsa, siç shkruan gazeta Blick, B. B., ka qenë po ashtu një notar i mirë. Gazeta ka zhvilluar një bisedë me trajnerin e ekipit në të cilin ka luajtur i ndjeri. Sipas tij, 25-vjeçari ka qenë ndër lojtarët më të mirë të klubit dhe ka qenë po ashtu shumë i përgatitur fizikisht.

Por, siç ka sqaruar një përfaqësues i policisë, në vendet rreth shtyllave orientuese të lumit zakonisht krijohen vorbulla të fuqishme, të cilat mund të marrin në thellësi të ujit jo vetëm njerëzit, por edhe barkat.

Kufoma e të ndjerit i është dorëzuar familjes nga sektori i mjekësisë ligjore të martën që shkoi, përcjell albinfo.ch. Po atë ditë është zhvilluar një ceremoni mortore në një xhami të Frauenfeldit, ndërsa të nesërmen ai është varrosur në fshatin Tearcë të komunës së Tetovës, në Maqedoninë e Veriut./albinfo.ch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...