Bllokohen 184 telefona celularë në Rinas, arrestohet një person

E mërkurë, 25 September 2019 14:04

Autoritet doganore kanë bllokuar sot në pikën kufitare të Rinasit 184 telefona celularë. Gjatë kontrollit në Rinas, Strukturat e Hetimit Doganor gjetën në terminalin e pasagjerëve Stamboll-Tiranë telefonat e markave “Iphone” dhe “Samsung”, të cilët nuk ishin deklaruar nga pasagjeri me iniciale K.B.

Njoftimi

Autoritetet doganore kapin në Rinas 184 celularë kontrabandë. Strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphon” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B. Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...