Gazeta greke zbulon foton dhe skenarin si u kap gomonia e dytë e linjës Shqipëri-Turqi

Hënë, 30 September 2019 19:11

Gazeta greke “Protothema” zbulon detaje të reja nga gomonia e dytë, e kapur dje nga forcat greke, e cila i përket linjës së trafikut të drogës Shqipëri-Turqi.

Sipas medias prestigjoze në vendin fqinj, ditën e dielë, peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorë, me 350 kuaj/fuqi secili dhe pranë saj notonte një person, i cili po tentonte të dilte në breg.

 

Menjëherë u njoftua policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, i cili rezultoi shtetas shqiptar.

 

Gjatë marrjes në pyetje shqiptari nuk ka folur, ndërsa sipas hetuesve, gomonia është e të njëjtit grup, i cili u ndalua para pak ditësh në tentativë për tu futur në ujërat turke.

Nga hetimi është arritur në përfundimin se, droga ishte fshehur diku në Sporadhes.

Sot në mëngjes nisën kërkimet në shpellat e zonës dhe u arrit të zbulohej lënda narkotike, e fshehur në ishullin e vogël të Piperit.

Ajo që po hetohet, është fakti nese kjo sasi është e gjitha ajo që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi dhe se si trafikantët arritën ta fshihnin në zonë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...