Shtyrja e zgjedhjeve të 30 Qershorit/ Zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias për raportin përfundimtar

Hënë, 30 September 2019 19:15

Komisioni i Venecias do të diskutojë më 10 tetor për raportin përfundimtar mbi vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale dhe më pas shtyrjen e zgjedhjeve.

Në takimin e 10 tetorit, Komisioni ka ftuar përfaqësues të Presidentit të Shqipërisë dhe të Parlamentit me qëllim, miratimin e projekt-opinionit përfundimtar, shkruan gazeta Panorama.

Më 27 shtator u publikua raporti paraprak ku Komisioni i Venecias shkruante se Presidenti Ilir Meta tejkaloi kompetencat kushtetuese për të anuluar dhe më pas shtyrë datën e zgjedhjeve, por siç thuhet në raport, një shkelje e tillë nuk ishte arsye për ta shkarkuar nga posti i kryetarit të Shtetit.
Është Gjykata Kushtetuese, siç thotë raporti, që do të japë verdiktin përfundimtar.

Gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Presidentit, bëri me dije se ky institucion do të bëjë publik brenda javës Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, “gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë”.

Image

Image

Modifikuar më Hënë, 30 September 2019 19:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...