Foto-Video/ Aksioni anti-drogë, Policia greke: Kanabisi vinte nga Vlora

Tuesday, 01 October 2019 14:17

Policia greke, në një konferencë për mediat, ka dhënë detaje nga aksioni ku u sekuestruan 1172 kg kanabis dhe u arrestuan 4 skafistë shqiptarë.

Policia helene sqaron se bëhet fjalë për një rrjet trafiku të kanabisit dhe heroinës nga Shqipëria në Turqi. Po ashtu, policia greke deklaron se Vlora është pikënisja e gomoneve, ndërkohë që dy trafikantë janë ende në kërkim.

“Në datën 25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin drogë në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga policia dhe Roja Bregdetare dhe ky operacion rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të. Në datën 29 shtator u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë”, thekson policia.

“Ata zgjidhnin të lundronin në ditë me vranësira, erëra të forta dhe det mbi 5-6 ballë. Në datën 30 shtator, në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë”, Drejtori i policisë së Athinës.

Policia shqiptare ka pohuar të premten, kur u bllokua skafi i parë dhe nisi operacioni nga roja greke dhe Frontex, se nuk kishte të dhëna që skafet e dyshuara për narkotikë të ishin nisur nga Shqipëria./ Opinion.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...