Bledi Çuçi nxjerr “jashtë loje” laboratorët shtetërorë: Analizat ushqimore tek privati

Tuesday, 01 October 2019 22:17

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka firmosur një urdhër i cili detyron Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që analizat ushqimore të kryhen në një laborator privat. Urdhri parashikon që analizat do të kryhen deri në nëntor të vitit 2022.

Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat. Në këtë laborator do të kryhen të gjitha llojet e analizave duke nisur që nga frutat-perimet, mishi, vajrat, bulmetet etj.

Aktualisht janë disa lloj analizash të cilat nuk i kryejnë laboratorët shtetërorë, për mungesë pajisjesh të specializuara. Në këto raste AKU detyrohet ti kryejnë ato në privat. Por me urdhrin e ri të ministrit tashmë këtë të drejtë do ta ketë një subjekt i vetëm për 3 vitet në vijim.

Pas analizimit të produktit nga laboratorët e AKU, specialistët kur kanë dyshime i dërgojnë mostrat tek Instituti I Sigurisë Ushqimore. Por edhe ky institut nuk ka të gjitha llojet e pajisjeve laboratorike ndaj bashkëpunimi me privatin është e nevojshme thonë zyrtarë të ministrisë.

Prej vitesh qeveria nëpërmjet buxhetit të shtetit por edhe Bashkimit Europian ka financuar miliona euro për modernizmin e laboratorëve me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. Por sërish autoriteti gjejnë rrugën më të shkurtër, ofrimin e shërbimit nga private./Vizion plus  

Modifikuar më Tuesday, 01 October 2019 19:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...