Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka ndërprerë aktivitetin duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë.
Lajmin e ka përcjellë edhe “Zëri i Amerikës”, ku shkuhet se përfaqësuesit e uzinës e kanë lidhur ndëprerjen me mungesën e naftës bruto që sigurohet nga kompania "Bankers Petrolium".
Nga ana tjetër sindikatat po kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën.
Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit.