Tensioni në derbi, Berisha: Ndal terrorit dhe urrejtjes të 'Klanit Rama' ndaj klubit dhe tifozëve të Tiranës

Tuesday, 01 October 2019 20:08

Ngjarjet në derbin e fundit mes Tiranës dhe Partizanit kanë sjellë një sulm frontal të mediave pranë pushtetit ndaj tifozëve bardheblu.

Kështu shprehet në një reagim të tijin ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet ndër të tjera se, “këtij kori horrash i është bashkuar narkopolicia e gjeneral Hashashit, e cila në funksion të mbështetjes te klanit mafioz Rama shpik e trillon gropa me tritol apo lëndë piroteknike që do hidhnin në erë stadiumin dhe do shkaktonin viktima në kampin e tifozëve të ekipit të Partizanit”.

Ja çfarë shkruan ish kryeministri Sali Berisha:

“Ndal terrorit dhe urretjes te Klanit Rama ndaj klubit dhe tifozeve te Tiranes!

Te dashur miq, prej dy ditesh ka shperthyer nje histeri primitive terrori dhe urrejtje ndaj Tifozeve te ekipit te Tiranes, te cilet paraqiten para shqiptareve nga Tele Blushi dhe mediat e tjera te kontrolluara nga Klani i rrezikshem Rama sikur te ishin terroriste te Bin Ladenit.

Ketij kori horrash i eshte bashkuar narkopolicia e gjeneral Hashashit, e cila ne funksion te mbeshtetjes te klanit mafioz Rama shpik e trillon gropa me tritol apo lende piroteknike qe do hidhnin ne ere stadiumin dhe do shkaktonin viktima ne kampin e tifozeve te ekipit te Partizanit dhe si deshmi sjellin pankarta ku paraqiteshin silueta te varurish per te stigmatizuar te shkuaren e regjimit komunist dhe terrorin e baballareve te klanit Rama.

Duke denuar me force çdo akt dhune ne stadiumet tona nga cilido qe e kryen ate dhe bere thirrje te gjithe sportdashesve te te gjithe ekipeve te vendit qe ne mbeshtetjen e ekipit te zemres tyre te kontrollojne emocionet e tyre dhe te shmangin çdo akt dhune, une denoj me ashpersine me te madhe histerine terroriste te klanit Rama ndaj kolektivit te sportdashesve te ekipit Tirana, denoj raprezaljet kolektive te narkoshtetit ndaj ketyre sportdashesve si dhe perpjekjet kriminale per ti ndersyer sportedashesit te dy ekipeve kunder njeri tjetrit, si dhe rolin e prokurorit dhe gjykatesit qe kane marre mbi vete pa folur akoma Federata prej dy ditesh narkomediat dhe narkopolicia te urdheruara dhe manipuluara direkt nga klani Rama”.

Më tej, Berisha publikon edhe mesazhin e tifozit, sipas të cilit, qëllimi ka qenë thjesht spektakli sportiv, ndërsa gjithçka tani po kthehet në politike.

“Zoti berisha e kan kthy politike. Qeliimi ka qen per spektakel kto e kthyne politike dhe na kane cilsuar terrorriste me bomba me tritol at kan qen thjesht tymuse.

doktor po na presekutojne dje gjat neshjes tirana partizani tifozet e tirones kan nxjer nje banderol
me kominista te varur . u cua i pari zv kryeminstri e pas tij gjith portalet sikur po varen partizant ajo banderol ishte per krimet qe ka bo komunismi.. dhe sikur mos mjaftoj kjo per inat te banderoles jan cu ne kemb shteti policia me kp fajtoret pse kan fut tymuse blu afer tifozeve te partizanit duke u cuar klubi partizanit me olsi ramen e deri ke policia duke hap panik qe tifozat e tirones kan ven bomba tritol dhe doni me bo vrasje njerzish .. esht turp sport dhe ato kn qen thjesht tymuse sporti per tym dhe jo bomba bashkangjitur ke denoncimet w olsi rames dhe policia qe po diskriminojn tifozat e tirones”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...