Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media në zyrat qendrore të partisë ku aderon, ka shpallur fitoren pr zgjedhjet parlamentare të sapo mbyllura.
“Nga ana e LDK’së, është e qartë se kemi një përparësi apo udhëheqje ndaj VV’së, ata janë parti e dytë”, ka thënë Lutfi Haziri.
Ai tha se ka të tillë që thonë se VV është e para, por kjo nuk është e vërtetë.
“Le të jenë të bindur të gjitha ata që po thonë ndryshe se LDK’ja në këto zgjedhje del e para”, ka thënë Lutfi Haziri.
Sipas tij, exit pollet që po qarkullojnë janë bërë nga presidenti Hashim Thaçi.