Një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi në fshatin Selitë, në Elbasan, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, viktima është një 50-vjeçar, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet e para.