Video/ Radhë të gjata e pritje në konsullatën shqiptare në Selanik, qytetarët: Nuk marrim shërbime, vetëm fyerje

Hënë, 07 October 2019 16:59

Në konsullatën shqiptare në Selanik prej ditësh dhjetëra njerëz presin në radhë për të aplikuar për pasaporta të reja, pasi afati 10 vjecar i të vjetrave u ka përfunduar. Pamja që shihni në këtë video, është ajo e ditëve të fundit në konsullatën tonë në Selanik. Videoja u dërgua në News24 e BalkanWeb nga shqiptarët që banojnë në këtë qytet, të cilët denoncojnë situatën dhe akoma më tepër, sjelljen e punonjësve të konsullatës.

Sipas asaj që shkruajnë qytetarët, në radhë për pasaporta ka njerëz të të gjitha moshave, edhe gra me fëmijë, që nuk marrin zgjidhje nga zyrtarët e shtetit, të cilët përgjigjen me të bërtitura dhe komunikim pa etikë. Po sipas denoncuesve, ka njerëz që paguajnë dhe arrijnë të kryejnë punë, ndërsa të tjerët janë të detyruar të presin pa fund. Qytetaret kërkojnë që ministri i jashtëm ta shohë këtë situatë dhe të marre masat e duhura.

Login to post comments