Kёshilli i Ambasadorёve Shqiptarё pёrgёzon qytetarёt, institucionet dhe partitё politike tё Kosovёs pёr zhvillimin me sukses tё zgjedhjeve tё parakohshme parlamentare, me 6 tetor 2019.
Kёshilli konstaton me kёnaqёsi se ato u zhvilluan nё njё mjedis tё qetё dhe shёnuan njё rritje domethёnёse tё numrit tё qytetarёve qё votuan. Gjithashtu, vlerёsojmё lart njohjen e rezultatit tё zgjedhjeve nga të gjitha palët.
Duke uruar Vetёvendosjen dhe LDK-në pёr fitoren, Kёshilli i Ambasadorёve Shqiptarё shpreh bindjen se ato do tё dёshmojnё pёrgjegjёsi historike nё kuptimin e mesazhit tё qytetarёve pёr ndryshim dhe krijimin, sa mё shpejt, tё institucioneve tё reja pёr t’u pёrballur me sukses me sfidat e mprehta qё e presin vendin.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se Qeveria e re e Kosovës, me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë do të mbrojë interesat e shtetit të Kosovës dhe ato kombëtare edhe me procesin e dialogut me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë mos-marrëveshjet në rajon.