Grabitja e ikonave nga Rama/ Gjykata e Strasburgut regjistron për çështjen e koleksionistit Gjergji Thimo

E mërkurë, 09 October 2019 12:04

Gjykata e Strasburgut regjistron për gjykim çështjen e koleksionistit korçar Gjergji Thimo, të cilit para 6 viteve me urdhër direkt të kryeministrit Rama Thimos ju rrëmbyen dhe ju sekuestruan dhunshëm një pasuri e pa çmuar e me vlera të pa llogaritshme historiko-kulturore gati rreth 3 mijë ikonave dhe objekte të kësaj natyre.

Janë dy korespodenca e kërkesa të një pasnjëshme ndërmjet Strasburgut dhe koleksonistit Thimo për plotësimin e dosjes deri në detaje. Koleksionisti korçar i licensuar Gjergji Thimo tha se, po përgatit një material të tretë për të plotësuar këtë dosje mbi fakte e prova ligjore të cilat vërtetojnë jo vetëm pafajësinë e tij të plotë, por që vërtetojnë dhe vjedhjen e gjithë koleksionit të tij privat të ligjshëm në operacionin “Ikona”.

Sipas Thimos, ky operacion banditesk u organizua më datë 8 tetor 2013 nga ana e bandës se hajdutëve koleksionistë në pushtet Edi Rama, Koço Kokëdhima, Artan Shkreli, Artan Lame e deri ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro (Furxhi), drejtoresha e qendrës së iventarizit të pasurive kulturore Tiranë, Silvana Breshani, prokurori i çështies, Ervin Karanxha, ish-punonjësit e Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë, të cilët në kundërshtim me ligjin administruan provat materiale të cilat ishin për qëllim të një procesi hetimor atje ku u krye e vjedhja e kesaj pasurie kulturore kombetare shqiptare e ligjeshme me vlere mbi 63 milion euro.

Thimo thotë më tej se, bëhej fjalë për kollosët e artit ikonografik të pikturës shqiptare si, Onufri, Selenicasi, Shpataraku, vëllezërit Zografi, Çetiret, mësues Kostandini, etj. Si material provë e këtij denoncimi në Strasburg janë edhe disa emisione investigative të realizuara në emisionet “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani, intervista e Thimos me gazetarin Babaramo, emisioni investigativ në “Stop” në tv Klan, intervista e Thimos me gazetarin e Tvsh Enkel Demi, intervista e Thimos me gazetarin e “Top Channel” Adi Krasta, si dhe shumë dokumenta e pamje filmike të fshehura gjatë hetimeve nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha.

Gjithashtu Thimo shprehet se, gjithë dosja me materiale prej mbi tre mijë faqesh e një letër shpjeguese me mbi 350 faqe flete format i është dorëzuar Ambasades amerikane në Tiranë, Departamentit të Shtetit, FBI dhe presidentit Donald Tramp. Po kjo dosje pritet t’i dorëzohet shumë shpejt SPAK, BKH për të venë para pëgjegjësisë ligjore gjithë personat që kryen këtë atentat kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...