Vdekja e 56-vjeçarit në Vlorë pas sherrit, gjykata lë në burg 3 autorët

E mërkurë, 09 October 2019 12:40

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 të arrestuarit të cilët akuzohen për vrasjen e Stavri Minos. Mësohet se masa ‘burg pa afat’ është caktuar për Agron Hametin, ndërsa për Astrit Hametin dhe Nusret Hodën ‘Burg me afat’ 30 ditë.

Siç u raportua dhe diten e ngjarjes, gjithçka ka ndodhur për një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, duke bërë që mes tyre të nisë sherri, i cili ka rezultuar tragjik për Minon.

Ata deklaruan në polici pas arrestimit se nuk kanë pasur asnjë qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht

Sipas tyre, 56-vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhje, ndërsa kanë shtuar se nëse ambulanca do të kishte mbërritur më shpejt, mund ta kishte shpëtuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...