Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka zbardhur vendimin e masës së dhënë; ‘arrest me burg’ për ish-kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj e cila pasi çeli seancën gjyqësore, kreu verifikimin e prezencës së palëve dhe shqyrtoi aktet e fashikullit, pretendimet dhe provat e palëve të cilët kërkuan:
Prokurori Arjan Ndoja ka deklaruar se ‘ka dyshime të arsyeshme që personi nën hetim (Liridon Pula) të ketë kryer veprën penale. Emri i këtij shtetasi është regjistruar si person që i atribuohet vepra penale me Urdhrin e datës 30, por edhe sikur mos të ishte shënuar ka Vendim Unifikues të Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë, që thotë pozita procedurale e personit nën hetim e personit që atribuohet vepra penale apo atij që i regjistrohet emri janë tre pozita të ndryshme.’
Sipas prokurorit Ndoja, drejtori i ASHK-së ka për detyrë që të kontrollojë gjithë procedurën deri në lëshimin e certifikatës, dërsa shton se në bazë të ligjit ai ka detyrën të kontrollojë nëse një praktikë është e përfunduar ose jo, është e rregullt apo ka parregullsi.
‘Drejtori i ASHK-së është hallka e fundit e procesit që kontrollon gjithë procedurën deri në lëshimin e certifikatës. Është e vërtetë që ka disa hallka dhe se titullari i institucionit mund të ketë qenë në mirëbesim në momentin që ka nënshkruar Certifikatat dhe janë lejuar transaksionet, por në bazë të ligjit ai ka detyrën të kontrollojë nëse një praktikë është e përfunduar ose jo, është e rregullt apo ka parregullsi. Në rastin kur drejtuesi evidenton parregullsi nuk duhet të lejojë lëshimin e certifikatave dhe aq më tepër të kryhen transaksione me pasuri të paluajtshme.’
Nga ana tjetër, pala mbrojtëse është shprehur se ka argumantuar se në AKSH ka disa hallka dhe secili nga punonjësit ka përgjegjësinë e tij dhe më terj ka vijuar duke thë se ka qenë përgjegjësja e zonës që i ka paraqitur praktikën drejtuesit pa kryer verifikimet.
‘Në ASHK ka disa hallka dhe secili prej punonjësve ka përgjegjësinë e tij. Në këtë rast ka qenë përgjegjësja e zonës që i ka paraqitur praktikën drejtuesit pa kryer verifikimet. Përgjegjësi i zonës shpërndan punën tek specialistët dhe jo drejtuesi. Specialistët kur përfundojnë detyrën lënë shënimet përkatëse. Përgjegjësja e zonës ia ka vënë në dispozicion praktikën drejtorit me dokumentacionin ligjor që i duhet drejtorit për të verifikuar pasi nuk verifikon çdo detaj. Drejtuesi kontrollon vetëm dokumentacionin kryesor. Dokumentacionet e tjera kontrollohen nga hallkat e tjera të sistemit.’
Vetë Pula i cili është dakord me avokaten e tij për revokimin e masës së sigurimit, ka thënë se filtri i parë nuk është drejtesi por përgjegjësi i zonës. Më tej ai ka vijuar duke thënë se ai garanton që dokumentet, nga aplikimi deri kur të shkojnë tek zyra e tij.
‘Kur ka problematika, diskutohen me përgjegjësin e zonës sepse filtri i parë nuk është drejtuesi, hallka e mesme është përgjegjësi i zonës. Ai garanton që dokumentet, nga aplikimi deri kur të vijnë tek zyra ime, të jenë të plotësuara konform ligjit, për të gjitha praktikat. Në rast se drejtuesi nuk do të ishte jurist por do të ishte ekonomist, çfarë pretendime do të ngriheshin për atë që nuk ka formim në jurisprudencë. Për këtë arsye janë hallkat.’
Njoftimi i Gjykatës së Durrësit:
Në datën 04.10.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesën për ‘Verifikimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, caktuar me vendimin nr. 271/1, datë 01.10.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për personin nën hetim Liridon Pula, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal’.
Në funksion të informimit të drejtë dhe të saktë të publikut dhe transparencës mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vendimin në përputhje me parashikimet ligjore dhe ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’ (i ndryshuar), e gjeni të plotë në faqen zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës http://gjykata.gov.al/rrethi-durrës/gjykata-e-rrethit-durrës/ në rubrikën ‘Vendime me Interes Publik’.
Vendimin mund ta shkaroni dhe duke klikuar në linkun si vijon: http://gjykata.gov.al/media/1308/liridon-pula.pdf
Faleminderit!
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat