VIDEO/ Banorët e Astirit vijojnë protestën: Nuk na tremb Policia...

E Enjte, 10 October 2019 19:11

Banorët e Astirit kanë rikthyer sërish protestat e zhurmshme në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme, siç bëjnë për më shumë se një vit, të gjithë qytetarët që banojnë në këtë zonë kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave të tyre, të cilat i prek prjoketi i Unazës.

Por sot ata kanë hedhur molotov në rrugë duke bllokuar edhe akset kryesore. Siç shihet edhe në fotot e mësphtme, molotovët kanë shopërthyer në flakë në këtë zonë.

Mes tyre janë edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike si Klevis Balliu.

Paraditen e sotme banorët e Astirit shkuan të protestojnë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës pas arrestimit nga policia të tri protestuesve.

Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu u arrestuan sot nga Policia pasi një natë më parë bllokuan rrugën teksa protestonin.

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 19:31
Login to post comments