Avokati i njohur shtrohet me urgjencë në spital

E Enjte, 10 October 2019 19:23

Maks Haxhia, një nga nga avokatët e njohur në Shqipëri, që së fundmi ka mbrojtur edhe Saimir Tahirin në procesin e tij gjyqësor, është shtruar me urgjencë në orët e fundit në spital.

Haxhia mësohet se ka pësuar një hemoragji cerebrale në tru, ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Haxhia është njëkohësisht edhe avokat i Arbër Çekaj, pronari kompanisë ‘’Arbër Garden” të bananeve në kontenierin e të cilës vinte nga Kolumbia u gjetën 613 kg kokainë në dyshemenë metalike.

Ndërkohë që ka mbrojtur po ashtu edhe shumë personazhe të njohur në çështjen e tij.

Login to post comments