Shaban Sinani, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka reaguar lidhur me dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke. “Jemi të mendimit se një institucion për paqen, jep çmim që nxit urrejtje. Vendimi është degradues, pasi shkel ligjet evropiane të paqes. Nuk është e drejta jonë të kërkojmë shfuqizimin e çmimit, sepse nuk mund të ndodhë”, tha Sinani për Abcnews.
Kritikët kanë reaguar në lidhje me këtë vendim. Ata janë shprehur kundër vendimit për t’i dhënë Peter Handke një çmim Nobel për letërsinë. Dramaturg, novelisti dhe poetit austriak iu dha çmimi Nobel të enjten. Ai është një figurë shumë e diskutueshme pasi njihet si mbështetës i serbëve gjatë luftës jugosllave të viteve 1990.
Edhe vetë autori austriak tha se, ishte i befasuar kur fitoi çmimin, duke shtuar se vendimi ishte “shumë i guximshëm nga Akademia Suedeze”. Cmimi i tij u vlerësua gjerësisht në Austri ndërsa kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, foli për “një shkrimtar të madh, humanist dhe një njeri që e do Serbinë”.
Akademia Suedeze e cila mbikëqyr çmimin prestigjioz tha në një deklaratë se, Handke ishte njohur për “një punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”