Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale

Premte, 11 October 2019 11:08

Kanos një shtetas dhe tenton ta godasë me sëpatë, falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë neutralizohet dhe arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës sëpatë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

Në Golem, ky shtetas ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta

Modifikuar më Premte, 11 October 2019 11:44
Login to post comments