Nuk ka të ndaluar trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Por sot, nuk është kapur vetëm kanabis, por edhe nënproduktet e tij.
Policia greke bënë të ditur se ka vënë në pranga edhe një shqiptar dhe një grek.
Gjatë operacionit në kufirin greko-shqiptar janë kapur mbi 38 kilogramë kanabis sativa, 4 kg pluhur hashashi, rreth 1 kg hashash çokollatë dhe mbi 2 kg vaj hashashi.
Operacioni është zhvilluar në zonën e Kozanit, Greqi.
Në pranga jjanë vënë një shqiptar 25 vjeç dhe një grek 27 vjeç.
Gjatë kontrollit në mjetin ku udhëtonin u gjetën dhe sekuestruan:
1. 32 pako me 38 kg 760 gram marijuanë
2. 4 kg 200 gram pluhur hashashi
3. 990 gram hashash çokollatë
4. 2 kg 270 gram vaj hashashi
5. 3 celulare me 3 karta SIM