Drogë nga Shqipëria, arrestohen 32 shqiptarë me 6 milion euro kokainë

Premte, 11 October 2019 18:02

Policia e Breshias në Itali ka arrestuar në orët e fundit në një maksioperacion të koduar ‘Sottosopra’, 32 shqiptarë si edhe ka sekuestruar 157 kilogramë kokainë, hashash dhe marijuanë që vinte nga Shqipëria, nga Spanja dhe Hollanda, që nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 6 milion eurove.

Policia ka arrestuar fillimisht 12 persona në fazën e hetimeve, ndërsa të tjerët janë ndaluar në ditët e shkuara.

Hetimet kanë filluar në muajt e parë të vitit 2017, ku u zbuluan bashkëpunim në trafikun e drogës të dy vëllezërve me kombësi shqiptare rezidentë në Reggio Emilia, të cilët furnizoheshin me lëndë narkotike nga dy bashkëatdhetarë rezidentë në Bergamo.

Login to post comments