Është folur shumë për një të ashtuquajtur “taksë mbi produktet hiperkalorike” por sipas një grupi ekspertësh shëndeti e ushqimi të udhëhequr nga Norm Campbell, ish president i “World Hypertension League”, armiku i vërtetë ushqimor për t’u përballur ështënjë tjetër; kripa.
Referuar të dhënave OMS-së, kripa vret (pak a shumë indirekt) 3 milionë persona në vit, si pasojë e hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare të lidhura me konsumin e tepërt të saj.
Zgjidhja e propozuar nga Campbell dhe 12 kolegë të tij është në një dokument të publikuar në “Journal of Clinical Hypertension” dhe është e thjeshtë: të trajtohet kripa sikurse të ishte një paketë cigaresh, duke e etiketuar : Dëmton rëndë shëndetin.
Kjo, sipas ekspertëve, duhet të shkruhet me shkronja të mëdha në paketimet e kripës. Disa vende si Argjentina apo Uruguai e kanë ndalur servirjen e kripës në tavolinat e restorantit por ende askush nuk ka menduar për të vendosur etiketime të tilla kundër kripës./ Scan.