Transportonin ilegalisht klandestinë afganë, pranga 3 taksistëve

Diel, 13 October 2019 11:56

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 taksistë, të cilët akuzohen se transportonin ilegalisht klandestinë afganë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Arben Koshi, Gëzim Molla, Idaet Buqa akuzohen se kundrejt pagesës ata transportonin emigrantët, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Arrestimi i tre taksistëve u bë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 13:16
Login to post comments