Duhet kapitull i ri/ ‘Shqiptarët po ikin, Rama mendon si të kapë Presidencën’

Hënë, 14 October 2019 17:10

Kryetari i Partisë Ambientaliste, Agron Duka, në një shënim në facebook, shkruan se Partia-Shtet në këtë moment që shqiptarët po braktisin Shqipërinë, është më e interesuar të kapë Presidencën duke kërkuar shkarkimin e Presidentit Meta sesa për fatin e shqiptarëve.

‘Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve; gjatë 7 viteve të fundit 330 mijë shqiptarë kanë lënë shtëpitë dhe të afërmit e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë. Ndërkohë që ata shqiptarë që kanë zgjedhur të vijojnë jetën e tyre këtu, përballen me një shtet ligjor të rënë, me mungesën e gjykatave më të rëndësishme për ta përcaktuar një shtet demokratik, me një ekonomi në pikiatë dhe me financat publike të menaxhuara si fondacioni ‘Sudja’, sikurse pohohet në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Buxhetin Faktik të vitit 2018.

 

Përballë këtij peisazhi tejet të zi, mazhoranca, e kthyer në parti-shtet, të vetmin shqetësim ka kapjen e Presidencës. Ndonëse kjo përpjekje u hodh poshtë nga Opinioni Final i Komisionit të Venecias, mbetet dëshpëruese mënyra se si aparatura politike e një vendi po përqendrohet te lufta për të kapur një tjetër pushtet, dhe jo te zhvillimi i një shoqërie që ka nevojë ulëritëse për ndryshim.

 

Java në të cilën kemi hyrë do të jetë përcaktuese për të ardhmen e jetës politike, sociale dhe ekonomike të vendit. Përtej mirëbesimit në vullnetin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, dhe kushteve me të cilat do të diktojnë zgjidhjen e krizës politike, është detyra e secilit prej nesh, si qytetarë, prindër, studentë, punëtorë, sipërmarrës apo fermerë, të reagojmë për të mos qenë thjeshtë figurantë të projekteve që diktohen në Bruksel apo në Tiranë, por të bëhemi bashkëhartues të një kapitulli të ri dhe zbatues të ndryshimit që kërkojmë për Shqipërinë dhe familjet tona.’-shkruan Duka

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...