Një në tre familje shqiptare, në borxhe për ushqime

Hënë, 14 October 2019 17:19

Familjet shqiptare vijojnë që të marrin borxh për të blerë ushqime. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se 33% e qëllimit të huamarrjes lidhet me përballimin e shpenzimeve për nevojat jetike të konsumit, ndërsa ka pasur një rritje të numrit të familjeve që kanë të ardhura të ulëta deri në 17 mijë lekë në muaj.

Më shumë se një e treta e familjeve në Shqipëri  marrin borxh për të plotësuar nevojat për ushqim.

Më konkretisht ky fenomen ndodh me 33% e familjeve.

Vëzhgimi i Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e parë të këtij viti tregon se huatë merren edhe për blerje apo riparim prone në  28%  të  rasteve apo për ‘zhvillim të një  biznesi familjar’.

Megjithëse  nëse e krahasojmë me një vit më parë ky zë ka pësuar një ulje përsëri pesha e familjeve që marrin borxhe për nevojat elementare të konsumit është e konsiderueshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë familjarët i drejtohen në përgjithësi bankave për gjetjen e parave që i nevojiten por rreth 30 % i sigurojnë ato në mënyrë informale ose para në dorë.

Nga vrojtimi rezulton ndër të tjera se ka pasur një rritje të numrit të familjeve që jetojnë me të ardhura të ulëta mujore me rreth 17 mijë lekë.

Pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijon të mbetet në nivelin ‘17-50 mijë lekë  27% deklarojnë të ardhura mujore‘50-100  mijë  lekë dhe vetëm  7%  deklarojnë të ardhura  në nivelin “100-200 mijë lekë në muaj.

Rënia e të ardhurave të familjeve lidhet edhe me uljen e numrit të të punësuarve.

Në 6 muajt e parë të këtij viti ky tregues është ndikuar edhe nga ulja e numrit të të vetpunësuarve, por edhe prej rasteve të largimeve nga puna në administratën shtetërore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...