Gjirokastër/ Skandal në spital, hiqen nga puna mjekë të aftë e mbahen përkrahësit e PS-së

Tuesday, 17 Prill 2018 15:56

Skandal në qytetin e Gjirokastrës hiqen nga puna mjekë të aftë e mbahen përkrahësit e Partisë Socialiste. Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka denoncuar një rast që ka të bëjë me një mjeke, e cila është nxjerrë nga puna sapo ka dalë në pension.

Sipas Shehut bëhet fjalë për mjeken Figali Bashari në Gjirokastër, ndërkohë që shton se shumë mjekë të tjerë vijojnë të punojnë në këtë spital, edhe pse kanë dalë në pension që prej dy vitesh. Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Shehu tha se ata që qëndrojnë ende në punë se janë pjesë e strukturave të PS-së.

STATUSI I TRITAN SHEHUT
Skandal diskriminues ne spitalin e Gjirokastres.
Mjekja e vjetër dhe e mirënjohur, nefrologia Figali Bashari, hiqet nga puna e nxirret në pension. Kjo vjen në bazë të një urdhri të Ministrisë përkatëse të dërguar arbitrarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Z.Arjan Kraja.
Dr. Figalia punon në atë spital me profesionalizëm të lartë e devocion prej 37 vitesh, si nefrologe prej vitit 1990 dhe prej vitit 2006 ka organizuar shërbimin e dializës aty. Ka mbushur moshën e pensionit vetëm në tetor të këtij viti.
Mjekja në fjalë ka qenë një mbështetëse e lëvizjeve demokratike në Gjirokastër, gjë që siç duket perben shkakun e ketij nxitimi ekstrem per daljen e saj ne pension, ne nje kohe kur Spitali i Gjirokastres e ai Qark eshte boshatisur jo vetem nga mjeket specialiste, por edhe nga ata te pergjithshem.
Kjo ndodh nderkohe qe Rilindja deklaron se nuk do te nxjerre mjeket aktive ne pension, per shkak te gjendjes katastrofale aty e ne nivel vendi te numrit te tyre.
Nderkaq mjeke te tjere ne ate spital e Qark, pjese e strukturave te PS dhe e keshilltareve te saj bashkiake, vazhdojne te jene ne pune e aq me shume te mbulojne disa funksione, megjithese kane mbi dy vite mbi moshe pensioni.
Ky eshte nje diskriminim i vertete per ata qe punojne e perpiqen cdo dite ne sherbim te institucioneve te tyre shendetesore, gje qe ka ngjallur indinjaten e revolten e kolegeve dhe personelit ne ate spital.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...