Tritan Shehu:Rama s’di ku të kandidojë se e ndjen humbjen, ja pse zgjodha Gjirokastrën

Hënë, 28 September 2020 09:54

 

Ditën e djeshme (27 shtator), Partia Demokratike zhvilloi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.

Për ish-deputetin e PD në këtë qark, Tritan Shehu procesi shkoi normalisht dhe pati një pjesëmarrje të madhe.

Në një lidhje përmes Skype për emisionin ‘Ditë e Re’, në ‘RTV Ora’, Shehu tha se ky proces e bën PD më të përgatitur për firoen e zgjedhjeve më 25 prill.

Tritan Shehu: ”Shkoi normalisht. Pati një pjesëmarrje të madhe të Partisë Demokratike. Kjo është në kuadër të përgatite së për zgjedhjet e 25 prillin, për të arritur fitoren që ne jemi të bindur se do e arrijmë si Parti Demokratike dhe si opozitë. Nuk ka rrugë tjetër, kjo është e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit, mbas kësaj situate tragjike që ndodhet vendi në shumë aspekte. Ky proces ka dis qëllime.

Njëra është cilësia e kandidatëve, por dhe të jetë transparent. Nga ana tjetër ka për qëllim që pjesë e këtij procesi të jetë anëtarësia e PD. Krijohet një lidhje dhe motivim më i fortë midis anëtarësive dhe kandidatëve, dhe shkojmë më të përgatitur në zgjedhjet e 25 prillit, me fitoren që po na troket në derë. Fakti që ky proces po shkon mirë, dhe tregon një pjesëmarrje të njerëzve, tregon se ka sukses.”

Trtian Shehu në lidhje për emisionin Ditë e Re në RTV Ora
Për Shehun, Rama nuk i do listat e hapura 100%.

Tritan Shehu: ”Nëse mendoni se Rama është gati të shkojë drejt proceseve demokratike dhe transparente, ju gaboni. Nuk mendoj se Rama do ndërmarrë një veprim të tillë. Ai këtë e tregoi dhe luajti. Krijoi një paçavure dhe dëmtoi rëndë proceset demokratike të vendit, duke ndryshuar kushtetutë, dhe duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Ai është përgjegjës për demormimit të demokracisë shqiptare. Rama do të humbë zgjedhjet e 25 prillit dhe demokracia do të vijë duke u vendosur dhe duke u rikonfirmuar në vendin tonë.”

Sipas tij, kryeministri Rama nuk po vendos akoma se ku do kandidojë, pasi është në panik dhe e ndjen humbjen.

Tritan Shehu: ”Rama është në panik të thellë. Rama e ndjen humbjen, rezultatin dhe ndëshkimin e rëndë që do i japë elektorati shqiptar më 25 prill. Këti lëvizje i ka nga paniku që ka. Njëherë do thotë Durrësin, njëherë Vlorën e Tiranën, sepse kudo shikon rezultate negative. Kjo tregon që ai ka dështuar. Unë do vazhdoj të jem në Gjirokastër. Principi dhe parimi im është që të vazhdoj me ata njerëz me të cilët kam punuar dhe do jenë ata që do gjykojnë për mua.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...