“Për Zotin, asnjë ndihmë!”, banorët në Bushnesh të Krujës në mjerim 10 muaj pas tërmetit: Jena në gradë të fundit. Duam veç shtëpinë nga shteti

Hënë, 28 September 2020 09:45

 

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë një çift të moshuarish që në tërmetin e 26 nëntorit kanë humbur banesën e tyre. Prej asaj dite, ata jetojnë në mjerim të plotë në një çadër që nuk përmbush asnjë kusht normal jetese, pasi burrë e grua janë të moshuar dhe të sëmurë.

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi u ndal në këtë familje që edhe pse ka kaluar 10 muaj nga tërmeti, sipas tij, askush nuk i ka ndihmuar dhe nuk kanë marrë asgjë nga shteti. Me lot në sy, Frani thotë se e vetmja gjë që kërkon është një shtëpi me dy dhoma sa për të futur kokën, pasi i ftohti dhe shiu që ka nisur iu rrezikon jetën në çadër
Fran Krosi: Unë jam Fran Nikoll Krosi prej Bushneshti e prej Kruje, rrethit të Krujës.
Belind Këlliçi: Ka ardhur kush nga shteti?

Fran Krosi: Jo për Zotiin, rob i gjallë shteti, jo!
Belind Këlliçi: A s’ka ardh kush me ju pyt?

 

Fran Krosi: Jo, jo për Zotin! Për Zotin jo!

 

Belind Këlliçi: Po nga bashkia?

Fran Krosi: Asnjë rob i gjallë! Asnjë!

 

Belind Këlliçi: Po a ju kanë ndihmuar deri tani, ju kanë dhënë ndonjë ndihmë?

Fran Krosi: Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq.

 

Belind Këlliçi: Po ky shiu i madh që ra, si ju gjeti? Në çadër?

 

Fran Krosi: Në çadër, po në çadër, në çadër besoj!

Belind Këlliçi: Po s’ka ardh kush me ju pyt? Se dimri përpara, erdhi dimri…

Fran Krosi: Jo për Zotin! As para, as mbrapa nuk ka ardhur rob i gjallë me na pyt, as me vrejt, asnjë send.

Belind Këlliçi: Po ju 80 vjeç keni 10 muaj që rrini në çadër?!

Fran Krosi: Për Zotin po. Për Zotin!

Belind Këlliçi: Po çfarë prisni të ndodhi tani?

Fran Krosi: Unë nuk e di se çfarë presim! Ne presim me shku tek gropa. Veç me shku tek gropa, atë presim! Unë për vete po një herë, se jam i sëmurë, me diabet, me tension, me zemër. Unë për vete jam me ilaçe. Edhe kjo e vjetër. Ne presim me shku tek gropa!

Belind Këlliçi: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Fran Krosi: Të ardhura veç pensionin. Pensionin kjo, pensionin unë, asnjë të ardhur tjetër, asnjë të ardhur! Veç pensioni i kësaj, pensioni im, me ta kalojmë. Jena shumë keq, shumë, shumë keq, deri aty në grad të fundit. Veç të më bëjnë shtëpinë, nuk i du gjë tjetër shtetit. Unë, të më bëjnë shtëpinë siç e kam pasur, mor të paktën dy dhoma të rrimë. Mos të rrimë në çadër. Mos të rrimë në çadër!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...