Nga lektorët te rektori, sa paguhen pedagogët në Universitetin e Tiranës

E Enjte, 24 October 2019 17:04

/ Universiteti i Tiranës, më i madhi në vend, ka bërë gati planin buxhetor për dy vitet e ardhshme.

Edhe pse i vetmi institucion arsimor i lartë që gëzon shumicën në bordin e administrimit, duke menaxhuar vetë të ardhurat vjetore, UT varet thuajse tërësisht nga shteti, me fondet e të cilit mbulon shumicën e shpenzimeve, përveç atyre operative.

Kjo faktohet në listëpagesat për personelin akademik të parashikuara për këtë vit, ku 3-çereku i fondit total mbulohet nga buxheti i qeverisë. Bashkë me treguesit e tjerë të projektbuxhetit afatmesëm, ajo i është nisur Senatit akademik për miratim këtë të enjte. Edhe pse nuk shihet si problematikë, niveli i të ardhurave dy vitet e fundit rezulton në rënie.

Nga 1.101.354 mijë lekë të planifikuara vjet, janë mbledhur 98% e shumës, e cila këtë vit synohet edhe më e ulët, 1.092.447 mijë. Në kushtet e rrudhjes së lekëve në hyrje (shumica nga tarifat vjetore), universitetit s’i mbetet tjetër veçse të kërkojë mjete alternative për të gjeneruar fonde, jo vetëm për mbulimin e shpenzimeve operative, por edhe kërkimin shkencor.

PAGAT PËR PERSONELIN

Një zë të mirë në planin buxhetor të të ardhurave dhe shpenzimeve të universitetit e zënë pagat e punonjësve, përfshirë këtu personelin akademik dhe joakademik. Midis treguesve të shumtë financiarë, gazeta ka veçuar të ardhurat që marrin pedagogët dhe titullarët sipas titujve që mbajnë. Paga e grupit dhe vitet e punës rrisin koston në buxhet. Kështu, një lektor i thjeshtë i kushton universitetit afro 900 mijë lekë në vit, ndërsa 145 të tillë, 132 milionë e 186 mijë lekë.

Shumica e personelit janë lektorë të parë, plot 361, ndërsa docentë 32, pedagogë me titullin profesor 60 dhe 129 asistentë profesorë. Nga 1326 punonjës, shumica prej tyre, 837, janë personel akademik, puna e të cilëve vlerësohet monetarisht sipas treguesve të tabelës bashkëngjitur shkrimit.

Rritja e fundit e pagave për pedagogët, në masën që varion nga 10-37%, është bërë me vendim qeverie në prillin e 2017-ës. Përveç pagave është rritur edhe masa e orëve mbi normë.

INVESTIME Zhvillimi infrastrukturor i universitetit, me rikonstruksionin e godinave të vjetra dhe ndërtimin e të rejave, është një tjetër synim i UT-së që kërkon medoemos ndërhyrjen e qeverisë.

“Nevojat për fonde për realizimin e tyre në terren janë shumë herë më të mëdha se mundësitë që ofrojnë burimet e UT-së. Për këtë arsye, mbështetur dhe në VKM-në nr.68, datë 15.02.2001 ‘Për miratimin e standardeve dhe të kushteve teknike të projektimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit’, Universiteti i Tiranës kërkon kontributin financiar nga fondet buxhetore të zhvillimit të rajoneve”.

Shpenzimet kapitale për institucionin në fjalë kanë ulje të dukshme për vitin pasues, pikërisht për shkak të uljes së fondit nga të ardhurat për këto, pasi shkojnë për shpenzime personeli. Në vitet 2020-2022 janë planifikuar rikonstruksione në Fakultetin e Ekonomisë, Shkencave të Natyrës, Gjuhët e Huaja e të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...