Ish-kryeministri Sali Berisha falenderon mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora që e kanë uruar me rastin e 75-vjetorit të lindjes.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, “në pamundësi për t’i kthyer përgjigje ashtu siç do doja, me këtë mesazh i dërgoj gjithesecilit prej tyre falenderimet e mia më të sinqerta, mirënjohjen më të thellë për atmosferën unike që krijuan, energjinë pozitive që sollën me mesazhet e tyre për mua në ditëlindjen time”.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
“Mirenjohje!
Miq, dhjetra mijra qytetare, miq, te aferm, bashkepuntore, te njohur, te panjohur nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, emigracioni, diaspora jone me kane prekur dhe gezuar pa mase me mesazhet te tyre te ndjera, miqesore qe me kane derguar me rastin e 75 vjetorit te lindjes.
Ne pamundesi per t’i kthyer pergjigje ashtu siç do doja, me kete mesazh i dergoj gjithesecilit prej tyre falenderimet e mia me te sinqerta, mirenjohjen me te thelle per atmosferen unike qe krijuan, energjine pozitive qe sollen me mesazhet e tyre per mua ne ditelindjen time.
Prandaj dhe deshiroj qe secilit prej tyre ti uroj perzemersisht jete te gjate, plote shendet, gezime, mbaresi dhe suksese, me me te dashurit e tyre. Me shume mirenjohje, Sali Berisha”.
Ish-kryeministri dhe ish presidenti i vendit Sali Berisha ka lindur më 15 tetor 1944.