Artur Malaj ishte gjyqtari që nuk respektoi afatin e duhur për gjykimin në apel të çështjes së ish gjeneralit Sandër Lleshajn. Duke mos pritur asnjë radhë, ai e shqyrtoi çështjen në kohë rekord sepse Lleshaj ishte këshilltar i kryeministrit për sigurinë. Afërmendsh kuptohet se në raste të tilla nuk vepron rastësia, por ndërhyrja.
Në vitin 2013, tre gjeneralë dolën në lirim me dekret të presidentit. Konkretisht, dekretet e lirimit të tyre pas përfundimeve të mandateve ishin këto:
-Dekret nr.8188, datë 21.5.2013 për lirimin e gjeneral-brigade Abaz Lleshi
-Dekret nr.8189, datë 21.5.2013 për lirimin e gjeneral-brigade Sandër Lleshaj
-Dekret nr.8190, datë 21.5.2013 për lirimin e gjeneral-brigade Dhori Spirollari
Të tre gjeneralët, u bënë bashkë dhe reaguan jo si ushtarakë. Dhanë konferencë shtypi ku kundërshtuan politikisht dekretin e lirimit. Më pas, iu drejtuan gjykatës së faktit në Tiranë, pavarësisht se dekreti nuk është akt administrativ. Pas një procesi jo të shkurtër, ku gjykatat nuk kuptonin juridiksionin e tyre, çështjet e tyre përfunduan në Gjykatën Administrative të Tiranës. Për të tre vendimet ishin të ndryshme si në gjykatën e faktit, ashtu edhe në gjykatat administrative. Përfundimisht ata regjistruan çështje në Gjykatën Administrative të Apelit dhe vendimet u dhanë në këto data:
-Dhori Spirollari, regjistrohet më 24.7.2014. Vendimi më 14.10.2015.
-Abaz Lleshi, regjistrohet më 19.2.2016. Vendimi më 21.2.2018.
-Sandër Lleshaj, regjistrohet më 14.9.2017. Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit më 7.12.2017.
Pra, pavarësisht se në gjykatën në fjalë, duhet të presësh 2-3 vjet, Lleshaj nuk priti shumë, por vetëm 2 muaj e ca. Gjyqtari Artul Malaj, i cili kaloi vetingun në shkallë të parë, por ngeci sot në shkallë të dytë.