Presidenti shqiptar Ilir Meta ndodhet prej ditës së hënë në një vizitë zyrtare në Japoni. Fillimisht Presidenti mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
Me pas Meta u prit në një takim të veçantë nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Në Tokio presidenti Meta mori pjesë në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë.
Pas kësaj ceremonie Presidenti zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Japoni.
Në vazhdën e takimeve në Japoni, Ilir Meta u takua edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Minoru Kiuchi.
Pas kësaj vizite të rëndësishme shtetrore mësohet se presidenti Meta kthehet në Tiranë ditën e premte, ku gjen një situatë konflikti politik mes kryeministrit dhe opozitës, që nuk po gjen akoma shërim.