Një kopshtar me origjinë shqiptare duhet të vuajë një dënim prej 27 muajsh, pasi në banesën e tij në Stoke-on-Trent në Britaninë e Madhe u gjetën disa dhoma ku ai mbillte hashash.
Policia zbuloi gjatë kontrollit në banesë në një pronë në Midlands, 133 bimë kanabisi, të cilat më pas i asgjësoi.
Shqiptari i dënuar është Sarjo Gjikola i cili aktualisht ndodhet në burg.
Shqiptari u arrestua ndërsa kthehej i vetëm në shtëpi tetë orë pasi policia kishte zbuluar bazën e kultivimit të hashashit në banesën e tij.
Prokurori David Bennett tha: “Ata zbuluan se tre nga dhomat – dy dhomat e gjumit të katit të parë dhe dhoma e pasme e katit të parë“, ishin përshtatur për rritjen e kanabisit me sisteme ngrohjeje dhe ndriçimi. Edhe në këtë rast, energjia elektrike vidhej.
“Ata gjetën gjithashtu tre dokumente identiteti rumun në tre emra të ndryshëm dhe dy leje drejtimi rumune në dy emra të ndryshëm. Të gjitha dokumentet kishin fotografinë e të pandehurit. Të gjithë ata u ekzaminuan dhe u konfirmuan se ishin të rremë“, tha ai.
Gjikola, i tha policisë se ai kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar rreth gjashtë muaj para arrestimit të tij. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe posedimin e dokumenteve të identitetit me një qëllim përfitimi.
Avokatja Catherine O’Reilly, tha se i pandehuri mblodhi borxhet pasi huazoi para për të financuar faturat mjekësore të nënës së tij.
Zonja O’Reilly tha: “Erdhi një kohë kur ai duhej t’i paguante ato para. Ai ishte nën presionin financiar për të ndërmarrë hapa të caktuar. Ai erdhi në këtë vend gjashtë muaj para se të arrestohej. Në fillim ai punoi si pastrues në Londër. Shumica e atyre parave do të shkonin për individët që i huazuan para në Shqipëri”.
“Kur erdhi në Stoke-on-Trent ai ishte plotësisht i vetëdijshëm se çfarë ishte operacioni. Ai e dinte se ajo çfarë po bënte ishte gabim. Por ai duhej të fitonte para dhe ai bëri atë që mundi për ta bërë”.