Po ktheheshin nga grabitja e pestë brenda dy ditëve, policia kap bandën e shqiptarëve. Në shënjestër kishin vetëm…

Premte, 25 October 2019 20:00

Një grup kriminal i përbërë nga tre shqiptarë dhe i specializuar në vjedhjen me forcë të shtëpive në Maresme të Spanjës, u godit nga policia vendase. 

Policia katalanase tha në një deklaratë se ka arrestuar tre persona me kombësi shqiptare, përkatësisht 26, 27 dhe 33 vjeç.

Në momentin e arrestimit, këta tre persona u kthyen nga kryerja e grabitjes së pestë të tyre me dhunë në disa shtëpi, midis 13 dhe 15 tetorit, shkruajnë sot mediat spanjolle. Të arrestuarit mbajtën një pjesë të sendeve të vjedhura në një depo në Badalona.

Në të gjitha vjedhjet, ‘modus operandi’ ishte i njëjtë. Së pari u siguruan që nuk kishte njeri në shtëpinë e zgjedhur. Ata hapën dritaren më të ndjeshme dhe kërkuan artikuj që mund të shiten më lehtë në tregun e zi, të tilla si bizhuteri dhe orë të shtrenjta si dhe marrjen e parave të gatshme. Ndërsa dy hynin në shtëpi, tjetri priste me makinë jashtë duke vëzhguar.

Të arrestuarit vodhën sende për të shitur në tregun e zi

Hetuesit ishin në gjendje të identifikonin anëtarët e grupit përmes pas vëzhgimeve të shumta. Në grabitjen e parë, e ndodhur më 13 tetor në Caldes de Montbui, hajdutët vodhën një prej automjeteve në shtëpi.

Tre autorët e dyshuar shkuan në gjykatë në 18 tetor dhe gjykata hetuese numër 6 e Santa Coloma de Gramanet ka vendosur lënien e tyre në burg.

Login to post comments