Në fshatrat e Lushnjes prodhimi ka mbetur ende në sera për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Fermerët thonë se i gjithë investimi dhe mundi i tyre po shkon dëm pasi mungon së tregut.
Fermer: “Këtë sezon nuk nxjerr as shpenzimet dhe lekët që kemi hedhur.”
Një kilogram domate e shesin 15 lekë por pavarësisht çmimit të ulët interes nuk ka.
Fermer: “Çmimi është qesharak, 150 lekë dhe kërkesë nuk ka për ta blerë. Kemi një javë që nuk tregtoj asnjë kilogram domate.”
Në të tilla kushte, pjesa më e madhe e prodhimit përfundon e hedhur në tokë. Fermerët e fshatit Goriçaj thonë se rrezikojnë falimentin pasi nuk kanë grumbulluar lekë për mbjelljet e sezonit të ardhshëm.
Fermere: “Është krim i madh. Kemi hedhur gjithë ato lekë.”
Kjo situatë përsëritet prej disa vitesh në qytetin e Lushnjes. Pak ditë më parë fermerët protestuan për mungesën e tregut duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.