Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali. Një mësuese e dalë në pension, është qëlluar me thikë dhe vrarë në shtëpinë e saj.
Mësuesja 91 vjeçe është gjetur në banesën e saj nga e bija. Krimi i rëndë ka për autor të dyshuar një i ri shqiptar, i cili është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia italiane.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës. Nga të dhënat e para, dyshohet se i riu shqiptar ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin. Ai është futur në banesë për të vjedhur para, por më pas e gjitha ka përfunduar në vrasje.
Policia italiane thotë se me shqiptarin ka qenë edhe një person tjetër, të cilin policia po e kërkon. Shqiptari i arrestuar është dërguar në qeli.