Një aksident tragjik është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Portit, ndërsa nga informacionet e para thuhet se makina ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur
Siç shihet në videon e mëposhtme, të siguruar nga Syri.net, viktima ka ndërruar jetën në vendngjarje pa patur mundësi të dërgohet në spital
Ende nuk ka informacione më të hollësishme nga policia, ndërsa nuk bëhet ende i ditur as emri i viktimës.