Ndryshon ora. Akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa. Ndryshimi do të fillojë në orën 03:00, e cila do të shënojë orën 02:00.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Ky ndryshim ka ndikime në organizmin e disa njerëzve dhe mund të sjellë edhe ndonjë shqetësim, por kjo kategori njerëzish do të ndjehet më mirë pas vendimit të Parlamenti Europian, për të mos ndryshuar më orën prej muajit mars të vitit që vjen.
Ora diellore do të mbetet në fuqi deri në 29 mars të 2020, më pas në vitin pasardhës gjithçka do të vendoset nga vetë shtetet e Bashkimit Europian për të vendosur cilën orë do të mbajnë…