Detajet/ Prodhonin dhe shisnin kanabis çokollatë, arrestohen në flagrancë 3 persona

Tuesday, 29 October 2019 17:51

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme në një operacion antidrogë të quajtur ‘Zhupani’ 3 persona të cilët ishin pjesë aktive e një grupi që prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.  

‘Fier/ Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Zhupani".

 

Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

 

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar "Zhupani".

Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "1 Maj", në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:

A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

M. K., 46 vjeç, banues në Fier

K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.’

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...