Dorëzohet kërkesa/ Mandati i Kajmakut në dorën e anëtarëve të PS-së në KQZ

Tuesday, 29 October 2019 18:37

Prokuroria e Përgjithshme bëri publike dje faktin se kandidati i Edi Ramës në Vorë, Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, i arrestuar në Greqi në vitin 2003.

Por Kajmaku i cili kandidoi i vetëm në votimet e 30 qershorit, nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ishte arrestuar për para false.

 

Faktet e publikuara dje nga prokuroria kanë vërtetuar edhe akuzat e ngritura nga PD-ja ndaj kandidatit të Ramës në Vorë.

 

Pasi Prokuroria bëri publike faktet, është bërë edhe një kërkesë në KQZ, në lidhje me mandatin e Agim Kajmakut. Por pikërisht këtu ka nisur edhe loja e institucionit të akuzës për të shpëtuar Kajmakun e Edi Ramës.

Në kërkesën e dërguar në KQZ, burime për SYRI.net kanë bërë të ditur prokuroria ka luajtur me hapësirat ligjore që i janë mundësuar.

Sipas prokurorisë, Agim Kajmaku nuk bën pjesën në ndalimet e ligjit të Dekriminalizimit të miratuar nga Parlamenti. Sipas prokurorisë kandidati i Ramës në Vorë është në kushtet e vendimit të Kuvendit.

Image

Prokuroria thotë se çështja e heqjes së mandatit për mos deklarimin e ndalimit është tek vendimi i Kuvendit, dhe nuk është pjesë e miratimit të ligjit të dekriminalizimit.

Por sa qëndron ky pretendim i prokurorisë. Burimet kanë sqaruar se rasti i Agim Kajmakut është identik me dy rastet e ish-deputetëve Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica i LSI-së.

Të dy ish-deputetët akuzoheshin nga prokuroria se nuk kishin deklaruar se ishin ndaluar më herët jashtë Shqipërisë. Për të dy deputetët që janë i njëjti rast si i Agim Kajmakut, në atë kohë prokuroria kërkonte heqjen e mandatit për të deputetët.

Siç duket tani vendimi për Agim Kajmakun, është në dorën dhe vullnetin politik të vetë Edi Ramës. Janë anëtarët e PS-së në KQZ ata që do të vendosin nëse Kajmakut do ti hiqet mandati që ka marrë në votimet e 30 qershorit apo jo.

Vendimi për kandidatin e Vorës pritet që të merret brenda kësaj jave, në një mbledhje që do të thirret nga KQZ-ja.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...