Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) u dorëzoi autoriteteve shtetërore dy raportet e para të përputhjes së ADN-së një vit pas marrëveshjes së bashkëpunimit për të identifikuar kundërshtarë politikë të diktaturës komuniste.
Këto raporte ADN-je mundësojnë për herë të parë identifikimin e saktë të dy personave.
Projekti pilot i ICMP-së, i financuar nga Bashkimi Europian, po zbatohet në malin e Dajtit dhe në kampin e Ballshit për identifikime të viktimave të komunizmit përmes ADN-së.
“Familjet e mbi 6 mijë personave të humbur gjatë regimit komunist ende edhe sot presin përgjigje shumë kohë pas regjimit komunist dhe tranzicionit të demokracisë. ICMP ka nisur një projekt të mbështetur nga BE-ja për të ndihmuar autoritetet shqiptare që të plotësojnë detyrimet ndaj atyre familjeve” - tha Matthew Holliday, Shef i Programit për Ballkanin Perëndimor, ICMP.
Ai shtoi se kur projekti nisi në Dajt dhe në Ballsh kishte një mosbesim të përgjithshëm se si mund të identifikoheshin personat e humbur pas disa dekadash, ndërsa janë gati dy raportet e para me identifikim ADN-ja.
“Këto raporte mundësojnë identifikimin nga autoritetet të dy personave të humbur gjatë periudëhs komuniste dhe kthimin e trupave të tyre pranë familjeve për të kryer nderime me dinjitet” - tha zoti Holliday.
“Takimi i sotëm tregon respektin e thellë që kemi për seciëln viktimë të regjimeve totalitar. BE është e nderuar që u bë pjesë e këtij projekti dhe së bashku me autoritetet dhe gjithë vendet anëtare të sigurohemi që secili prej viktimave të kujtohet, duke u siguruar që krime të tilla kundër njerëzimit dhe ato shkelje sistematike të të drejtave njerëzore të mos harrohen dhe të garantojmë që ato krime mos përsëriten më” - tha Monika Bylaite, Zëvendës Shefe e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Mbi 600 familje kanë bërë deri tani deklarata për humbjen e të afërmve të tyre gjatë regjimit komunist, ndërsa qytetarë të ndryshëm kanë dhënë informacione për 37 vend-varrime gjatë diktaturës.
Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, projekti i ICPM nisii vetëm në dy pika në Dajt dhe në Ballsh dhe po ndihmon autoritetet të përmbushin detyrimet e tyre për të drejtat e njeriut ndaj familjeve të personave të humbur.