Më shumë se 104 kg kokainë dhe një shumë prej 828 mijë eurosh u sekuestruan nga policia greke gjatë një operacioni të gjerë kundër një grupi kriminal.
Operacioni i organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, siç iu kemi bërë me dije më herët, çoi në arrestimin e dy shqiptarëve dhe një personi nga Kroacia.
Operacioni i organizuar të mërkurën çoi në arrestimin edhe të kreut të grupit.
Deri më tani origjina dhe furnizimi i kokainës nuk dihet ende, por është e sigurt që vjen nga një vend i Amerikës Latine, shkruajnë mediat greke pasditen e sotme.
Anëtarët e grupit komunikuan me njëri-tjetrin përmes programeve speciale në internet ndërsa përdornin GRS (Global Resource Serialization) për të ditur ku ishte kokaina.
Në të njëjtën kohë, në zonën e Agios Dimitrios, ishte epiqendra ku anëtarët e organizatës ruanin drogën, ndërsa një apartament në Ilioupolis ishte përdorur për të mbështetur operacionet e organizatës.
Metoda profesionale e infrastrukturës së organizatës
Metodologjia e veçantë e veprimit, struktura hierarkike e organizatës kriminale, logot mbi sasitë e kokainës që vërtetojnë përmbajtjen e lartë, si dhe sasisë e mëdha të drogës dhe për pasojë sasi të mëdha parash, tregojnë krijimin e një infrastrukture profesionale të organizatës në fushën e trafikut.
Vlen të përmendet se të ardhurat e pritshme të organizatës kriminale, me shitjen e kokainës në tregun e brendshëm të paligjshëm, vlerësohet të tejkalojnë 5 milion euro.
Sasia prej 104 kg kokainë u sekuestrua në apartamentin në “Agios Dimitrios” në Attica, i cili shërbeu si strukturë ekskluzive e magazinimit. Pakot me drogë përmbanin logo të ndryshme, duke treguar origjinën e tyre. Në një prej pakove shkruhet “Show times” (Kohë spektakli).
Policia zhvilloi gjithashtu hetime për shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në Ilioupolis si dhe një automjet privat të pasagjerëve që ndodhej jashtë apartamentit në Agios Dimitrios. Përveç drogës dhe parave, u kapën edhe dy makina luksoze, dy peshore, pajisje për çaktivizimin e celularit, dy pajisje me nxehtësi për paketimin, etj.