Mega skandali/ Dënoi Skënderbeun, kompania “Sportradar” akuzohet për bashkëpunim me mafian!

Saturday, 02 November 2019 12:46

Në këtë sistem u dënua edhe ekipi ynë i Skënderbeut. Dhe nëse do të vërtetohej ky skandal që ka dalë së fundmi do të ishte padyshim një goditje e rëndë për të gjithë sistemin anti-trukim që UEFA ka kërkuar me ngulm të ndërtojë gjatë dekadës së fundit. “Sportradar”, kompania e cila ka krijuar sistemin BFDS, akuzohet se ka bashkëpnuar me mafian italiane, konkretisht atë siçiliane dhe “Santa Corona Unita”-n me bazë në Foxhia.

Fabio Lanzafame është i penduari i drejtësisë, që mes të tjerave ka raportuar në polici se nëpërmjet faqeve fiktive të krijuara, punohej paralelisht me faqet e njohura ndërkombëtare, falë informacioneve që blinte rregullisht nga filiali i “Sportradar”, i cili quhet “Betradar”. Mafia në Apenine kishte zotëruar tregun e zi të basteve për dy vite, ndërsa lajmin e ka publikuar “Business Insider”.

Gjithsesi, “Sportradar”, që siguron Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, NBA, FIFA dhe UEFA për rregullsinë e basteve, ka reaguar duke e cilësuar artikullin qesharak dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë.

Modifikuar më Saturday, 02 November 2019 12:46

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...