“Veliaj do të japë me PPP ujësjellësin e Tiranës, fituesit janë të paracaktuar”

Saturday, 02 November 2019 12:52

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon aferat e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj për të cilin thotë se është duke fundosur ekonominë e qytetarëve dhe vështirësuar jetën e tyre. Sipas ish deputetit, Përparim Spahiu, Bashkia ka vendosur të jap me koncesion edhe furnizimin me ujë të Tiranës. Pas rritjes së çmimit, një tjetër aferë e kësaj bashkie pritet të rëndojë xhepat e qytetarëve.

Ka dyshime mbi mënyrën e tenderimit dhe frika se tashmë fituesi është paracaktuar.

Deklarata

Qartazi del që Erion Veliaj me rritjen e çmimit të ujit i ka paraprirë dhënies me koncension apo PPP furnizimin me ujë privatit.

Dy vite pas rritjes me 40% të çmimit të ujit në kryeqytet, me arsyetimin për më shumë investime, kemi një panoramë krejt tjetër.

Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit.

Argumenti?

Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë…!!!!

Normal që dhe fituesi, siç ndodh rëndom, do të jetë përcaktuar..!!!

Login to post comments