Alarm për sulm terrorist në Itali, shpallen në kërkim dy shqiptarë. Emrat

Saturday, 02 November 2019 14:07

Një alarm për një sulm terrorist ka vënë në aksion forcat policore italiane.

Nisur nga informacionet e marra, dyshohet se ky kërcënim vjen nga dy terroristë shqiptarë të shpallur në kërkim, që rezultojnë të strehuar në Itali.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 46-vjeçarin Bardhyl Hoxha dhe Bujar Hysa.

 Shtetasi Bardhyl Hoxha njihet me pseudonimet Battar Nabiyula ose Maximilian Defilad, ndërsa për shtetasin Byjar Hysa nuk dihet mosha ekzate e dyshohet të jetë nga 40-48 vjeç.

Hetimet e investigatorëve italianë kanë zbardhur planin e tyre terrorist për një atentat të ngjashëm me atë në Teatrin Bataclan në Francë.

Antiterrori italian  ka shtrirë kontrollet të forta në të gjithë Italinë.

Login to post comments