FOTO/ 18 muaj qendresë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, çelet ekspozita

Saturday, 02 November 2019 19:23

Piktori Avni Delvina ka çelur ditën e sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë ekspozitën me titull “Notre Dame de Tiranë” e cila do të qendrojë e hapur për dy javë.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin figura të artit, të politikës, por edhe shumë qytetarë që po shijojnë artin e piktorit Delvina.

Veprat e ekspozitës përmbledhin 18 muaj qendresë të artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Të pranishëm në ekspozitë janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

Modifikuar më Saturday, 02 November 2019 19:25
Login to post comments